KreuStil Jetese

Shumë ndryshe nga pamja në ekran, ja si duken flokët natyral të Luana Vjollcës

Vetëm pak ditë më parë prezantuesja Luana Vjollca na tregoi look-un e ri të karantinës. Ajo kishte prerë baluket e saj ndërsa flokët bjondë ruanin gjatësinë deri në bel.

Por kjo prerje flokësh duket se ka qenë për vetëm pak ditë, sepse drejtuesja e “Shiko kush Luan” ka vendosur të heq dorë nga flokët e gjatë dhe extensions për të qëndruar tek floku i saj natyral.



Gjithmonë e kuruar dhe me modele të ndryshme flokësh, Luana ka teeguar pas kaq shumë kohësh sesi duken flokët e saj natyral.

Teksa po merr rreze dielli në shtëpinë e saj, Luana ka publikuar në Instagram një foto sensuale ku tregon edhe flokët e saj natyralë, tashmë me onde dhe të shkurtra deri te shpatullat, shumë larg imazhit dhe gjatësisë që jemi mësuar ta shohim në ekran.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF