KreuStil Jetese

Drejtuesit e Report Tv: “Theu rregullat e higjienës së Covid-19”; Ja arsyet e largimit të dy prezantuesve të mëngjesit

Kur po i afrohet fundit të sezonit, emisioni i mëngjesit në Report Tv “Rreze Dielli” në mënyrë të beftë pati ndryshime në preznatim.

Prezantuesi i disa sezoneve, Alban Musa u largua nga programi duke argumentuar se shkak ishte bërë konflikti me drejtuesit e televizionit.

“Dhashë dorëheqjen për shkak të konflikteve me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë. Për Suada Dacin nuk do më marri malli se do e takoj sa herë të dua. Për mua më të rëndësishëm janë kolegët se sa Televizionet. Jeta është e gjatë…”-u shpreh ai pak ditë më parë.

Nuk kaloi shumë dhe nga programi u largua edhe prurja e fundit, gazetarja Suada Daçi. Sipas Dacit, puna nuk mund të bëhej më me dëshirë nëse të kthehej thjesht në ‘detyrë shtëpie’, ndaj zgjidhja më e mirë ishte që këtë ‘detyrë shtëpie’ të mos e bëjë më.

Ndërkohë që programi ka tashme edhe prezantuesen e re, Katerina Trungu që ka pasur emisionin debutues të hënën e 20 prillit, drejtuesit e Report Tv ka dhënë versionin e tyre të largimit të dy prezantuesve Musa dhe Daci.

Shqiptarja.com referuar përgjegjësve të televizionit shkruan se Alban Musa është larguar për shkelje të rënda ndaj masave higjenike të vendosura në televizion pas shpërthimit të epidemisë së Covid 19.

“Që nga ditët e para të epidemisë Report TV vendosi rregulla sjelljeje sipas standarteve sanitare të aplikuara në të gjithë Europën, për të garantuar shëndetin e gazetarëve, kameramanëve dhe personelit që vazhdojnë punën në televizion (si ruajtja e distancës së sigurisë, përdorimi i maskave gjatë qëndrimit të redaksi, dizinfektimi i duarve). Thyerja e këtyre rregullave nga ana e Alban Musës dhe refuzimi i verejtjes nga ana e tij, vuri para rrezikut shëndetin e stafit të pranishëm në Rreze Dielli dhe të gjithë televizionit,”- shpjegojnë përgjegjësit e ReportTV.

Ndërsa moderatorja tjetër Suada Daci, të cilës iu dha mundësia të punonte për herë të parë para telekamerave, u zëvendësua me një profesioniste në këtë fushë, me eksperiencë të gjatë në drejtimin e emisioneve. Daci largohet pas shkeljeve të vazhdueshme profesionale dhe të rregullave të punës në grup”,- shkruan shqiptarja.com.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF