KreuBusull

25 raste të reja; shkon në 609 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri, asnjë rast në Tiranë!

 

Në përditësimin e situatës së gjendjes së krijuar nga Koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije pak minuta më parë se gjatë 24 orëshit të fundit  kanë rezultuar 24 pacientë pozitiv me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në 609.

Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF