KreuStil Jetese

Saimir Kodra i infektuar me Covid-19: “Bëra analizën, e kam kaluar që në janar”

Gazetari i emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka pohuar se ai ka qenë i infektuar me Covid-19 që në muajin janar.

Gazetari tha se ka zbuluar infektimin me virusin përmes kryerjes së analizës së anti-trupave dhe këtë ‘sekret’ e ka zbuluar në përfundim të emisionit të kësaj të marte.

Për t’ju zbuluar një sekret, në analizat që bëra të anti-korpeve, jam një person që e kam kaluar Covid-in. Pra e gjithë kjo situatë karantine që rrijmë mbyllur është për të transmetuar të gjithën. Që në janar e kam kaluar”, është shprehur Kodra.

Megjithatë, ai shtoi se megjithëse ishte infektuar, nuk kishte pasur asnjë simptomë të Covid-19.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF