KreuBusull

Pas përfundimit të pandemisë, fundjavat në Tiranë do të jenë PA MAKINA!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ftuar në ‘Repolitix’ në Report Tv ka bërë me dije se pandemia na dha mundësinë të vërejmë një ndryshim rrënjësor në pastrimin e ajrit të Tiranës dhe kjo për arsye të izolimit të njerëzve dhe makinave të tyre.

Veliaj sqaroi se me shumë mundësi, pasi pandemia të marrë fund, të paktën fundjavat në Tiranë do të jenë pa makina.


Qyteti ka qenë më pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar që ndotësi më i madh në qytet janë makinat. Siç kemi llogaritur para pandemisë, në Tiranë bëhen 800,000 segmente me makina në ditë, prej të cilave 400,000 janë në distanca më pak se 1 kilometër. Ajo që kuptuam nga pandemia është se vajtjen te dyqani i bukës, farmacia, parukeria, supermarketi apo qendra shëndetësore mund ta bëni fare mirë me këmbë ose biçikletë.Në momentin që do të çlirojmë të gjitha aktivitetet dhe do t’i kthehemi jetës normale, do të sanksionojmë fundjavën pa makina, jo nga halli, por nga pasioni për t’u dhënë ajër më të mirë fëmijëve tanë.”- u shpreh Veliaj.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF