KreuStil Jetese

Më shpejt mbaroi se nisi; Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me Dj e saj

Dafina Zeqiri i ka dhënë fund romancës së shkurtër me Dj e saj, Dj.Geek.

Pak javë pasi çifti pranoi publikisht lidhjen e tyre të dashurisë vjen lajmi se tashmë kanë zgjedhur të ndahen dhe se ky vendim është marrë nga ylli i “Një herë në jetë”.

Në një prononcim ekskluziv të dhënë për revistën “Story”, Dafina ka pohuar se lidhja ka marrë fund dhe kjo për shkak se ajo arriti në një pikë ku është detyruar të zgjedh midis romancës dhe punës.

Ishte një lidhje shumë e shkurtër, që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike, prandaj vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i japim fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.“- u shpreh ajo.


Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF