‘Vidhjani’ modelin e shkurtër të flokëve Erla Mëhillit që duket si çupëlinë!

Prej vitesh në ekran, atë e kemi parë me flokë të gjata…

…por tani Erla Mëhilli bën mirë t’i mbajë flokët KËSHTU (shih më poshtë) se duket si çupëlinë!

Nuk e dimë nëse edhe Erla apo ju bini dakort me ne, por modeli i fundit i flokëve i shkon tej mase shumë.

Zeshkanen më simpatike në radhët e personazheve publike, prej ditësh po e shohim me modelin e ri të flokëve ‘bob’ deri  te shpatullat që ia ka çelur edhe më shumë portretin dhe i ka zbritur disa vite jetë.

E duket se për shkak të karantinës, Erla është detyruar të marrë në dorë rolin e parukieres dhe mesa kuptohet në një koment mes mikeshash i ka prerë dhe lyer vetë flokët në shtëpi.

Nëse është kështu, a nuk i ka rënë pikës me këtë prerje?!

Tamam si ‘një çupëlinë’ ishte ajo që na shkoi së pari në mendje kur pamë serinë e fundit të fotove që Erla postoi së fundmi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe komplimentet nuk mungojnë.

Mami e dy djemve po njëjtë të bukur, Erla lënë për pak orë Akidin dhe Bindin e vogël 1 e gjysmë për të shkuar pak orë në punë, e për tu rikthyer në shtëpinë e saj ku po qëndron e karantiniar me bashkëshortin dhe djemtë.


easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article