KreuCelebrity

Adelina Ismajli kujton nënën e ndjerë: Puth tokën nga ke ecur!

Katër vite më parë këngëtaret e njohura Adelina dhe Zanfina Ismjali humbën nënën e tyre si pasojë e një sëmundje të rëndë.


Nëna e artisteve, Mona Ismaili ndërroi jetë vitin 2016 dhe la pas 3 vajzat, Adelinën, Zanfinën dhe Emën.


Në përvjetorin e katërt të mungesës së përhershme të saj, Adelina ka ndarë në rrjetin social instagram përjetimet e trishta e mallin për të ëmën.


“Kurr s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty se jam friëksu që kam me i dridh shtatë qiej e tokës nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu e këtë tokë që m’ke mësu me iu kthy. E këta njerëz që më ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që nuk mbarron kurrë? Sashpirtin të du e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt çka ke dasht e kom ndalu me bo se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak  kishte me dhimt me m’paslanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashni e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami’- shkruan Adelina në postimin e ndjerë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF