KreuStil Jetese

“Bella Ciao” himni i lirisë këndohet nga 7 artistë botërorë, Shqipëria përfaqësohet me Irma Libohovën!

Në këto ditë “lufte” kundër COVID 19, ku njerëzit janë vetëizoluar, zëri i këngëtarëve ka qenë motivi I shpresës dhe optimizimit.

Artistja e Madhe Irma Libohova e ka dhënë herë pas here mesazhin e saj inkurajues me zërin e saj të mrekullueshëm, ku në oborrin e shtëpisë së saj realizoji edhe një koncert të plotë, që u shfaq në një nga ekranet shqiptare, dhe që gjithë ndjekësit e saj mundën ta ndiqnin në profilin e Instagramit të artistes. Pak minuta më parë një tjetër postim i Irmës tërhoqi vëmendjen tonë.

Dhe në fakt ajo që nisi si kuriozitet rezultoji një lajm. 7 artistë nga vende të ndryshme të botës këndojnë nga shtëpitë e tyre “Bella Ciao”, këngën e lirisë, këngën e rezistencës, simbolit të luftës kundër fashizmit, këngë që sot i drejtohet një armiku të ri, të padukshëm, por mjaft të rrezikshëm siç është COVID 19.

Mes artistëve nga vende si Italia,Greqia, Spanja, Palestina, Senegal, Palestina është edhe Shqipëria. Dhe pikërisht është ajo që bën krenarë gjithë shqiptarët Irma Libohova, që këndon në shqip, kënëg “Bella Ciao”.

A ka më bukur se kaq?!

Përtej interpretimit të padiskutueshëm të artistes, ajo që bie në sy është look-u gjithmonë i veçantë, ku këtë herë ka ngjyrat kombëtare kuq e zi, këmishë e kuqe me shqiponjën në anën e zemrës. Irma e veshur me flamurin kuq e zi dhe interpetimin shqip të “Bella Ciao” nuk mund të ishte lajmi më i bukur i kësaj të shtune.

“Bella Ciao”, një nga këngët e folkut italian, e cila gjatë viteve 1943 u kthye në një këngë proteste e partizanëve italianë. Ajo ishte një himn kundër kundër okupimit gjerman gjatë luftës Civile italiane mes partizanëve dhe republikës fashiste italiane, një himn lirie dhe rezistence.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF