KreuStil Jetese

Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020

Horoskopi Ditor, e martë 28 Prill 2020

Prezenca e Venusit në qiellin e të dashuruarve do bëjë që dita të jetë më pozitive sot. Do bini në konsensus me partnerin tuaj dhe nuk priten aspak mosmarrëveshje me të. Beqarët ka shumë gjasë që jo vetëm të realizojnë takime, por mund të fillojnë edhe lidhje serioze. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i organizoni ato. Kujdes!

Më në fund do pajtoheni me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër. E ardhmja pritet të jetë më e bukur. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe do ndihen mjaft mirë me gjithçka që do ju ndodhë. Financat do jenë të mira, por kjo nuk do të thotë që duke përfituar nga kjo ju të shpenzoni shumë marramendëse.

Nëse lidhja juaj është vërtetë e fortë, do arrijë t’i kalojë pa asnjë problem sfidat që do dalin gjatë kësaj dite. Fatmirësisht nuk priten probleme. Beqarët do jenë gjithë kohës në kërkim të princit të tyre të kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Në planin financiar do i kaloni një e nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni mjaft mirë. Mund të shlyeni edhe borxhet.

Ditë goxha e vështirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do ja kaloni mirë pranë partnerit dhe shpesh do doni të arratiseni nga jeta që bëni. Beqarët do lëvizin çdo lloj guri në mënyrë që të bëjnë për vete atë që duan, por në fakt nuk do jetë dhe aq e thjeshtë. Në planin financiar duhet të mateni mirë para se të shpenzoni në mënyrë që gjendja të mbetet e njëjtë.

Do flisni hapur me njëri-tjetrin gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur. Shumë gjëra kanë për të marrë drejtimin e duhur sot. Beqarët nuk do kenë aspak mundësi të mira për të filluar një lidhje kështu që më mirë të qëndrojnë si janë. Merkuri do jetë planeti që do mundohet t’iu ndihmojë që financat të përmirësohen.

Ditë me shumë fat kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e partnerit tuaj dhe do merrni edhe disa vendime shume të rëndësishme që mund t’ua ndryshojnë te ardhmen. Beqarët do e ndryshojnë rutinën e jetës së përditshme falë disa takime mbresëlënëse. Financat do jenë goxha më të qëndrueshme se më parë.

Do jeni shume rivalë gjatë kësaj dite me partnerin tuaj dhe asnjëri prej jush nuk do pranojë në asnjë moment të hapë rrugë. Beqarët do joshen nga persona të shumtë, por duhet të mendohen mirë dhe te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat për pjesën më të madhe janë të qëndrueshme, gjithsesi mirë është të mos kryeni shpenzime të pamenduara me kujdes.

Duhet të keni më tepër besim tek partneri juaj sot sepse përndryshe hendeku mund të thellohet akoma më shumë. Beqarët do jenë të shpërqendruar dhe as që do mendojnë të fillojnë një lidhje serioze. Në fakt kanë për të humbur mundësi vërtet të mira. Financat duhet t’i menaxhoni më shumë kujdes dhe maturi. Gjendja nuk do jetë shumë e favorshme.

Ditë e mbushur me pasion kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Priten momente të mrekullueshme pranë personin që dashuroni kështu që çdo çast duhet shfrytëzuar. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë me shumë sesa duhet sepse realiteti do iu duket akoma më zhgënjyes. Financat do kenë përmirësime të menjëhershme që dhe ju vetë do ju habisin.

Ditë e këndshme, por pa ndonjë emocion të madh kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Komunikimi do e ruajë gjithë kohës klimën e ngrohtë. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë për të filluar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat. Financat do jenë përgjithësisht të ekuilibruara. Do arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet më të nevojshme.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF