KreuBusull

Plazhi i kësaj vere: Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta!

Gjatë një interviste në Abc News ministri i Turizmit, Blendi Klosi bëri me dije ndryshimet që do të duhet të dimë për plazhin e kësaj vere.

Ajo çfarë është e sigurt se veta e këtij viti nuk do të ketë shkuma party, diskoteka, apo çadra e shezlongë ngjitur siç jemi mësuar të kemi çdo vit, por plazhi i këtij viti do të jetë vetëm duke respektuar disa rregulla të vendosur nga Ministria e Turizmit.

Klosi u shpreh se në 10 m katrorë do të lejohen vetëm 4 persona dhe shërbimi do të jetë individual.

“Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë. Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja

Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë dhe me operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara.  Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare. Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni,  pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen. Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajoni. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve”- tha ministri Klosi

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF