Si yll Hollywood-i! Njihuni me Xhinon, djalin 27 vjeçar të Eva Alikaj!

E ftuar këtë pasdite (virtualisht) në programin e Rudina Magjistarit, aktorja Eva Alikaj rrëfeu mes notash humori rrëfeu karantinën në shtëpinë e saj në Vienë.

Aktorja tregoi se si po i kalon ditët e izolimit këto kohë pandemie, duke gatuar, shëtitur si dhe duke mos munguar edhe videocall-et me të birin 27 vjeçar Xhinon, i cili jeton në Shtutgard të Gjermanisë, ku edhe vijon karrierën si violinist.

Gjatë bisedë mes moderatores Magjistari dhe aktores Alikaj në ekran u shfaq foto e Xhinos, të cilin Eva deri tani na e kishte ‘fshehur’.

Aktorja tregoi se ka një marrëdhënie tejet të ngushtë me të birin dhe telefonatat me të janë të shpeshta.


Një djalosh shtatlartë, me tipare të theksuara e buzëqeshje Hollywood-i, Xhino sigurisht që rrëmbeu vëmendjen tonë.

Ai e ka bërë zgjedhjen e tij, e kemi fjalën për violinën, ama nëse do të preferonte profesionin e së ëmës, me siguri do të radhitej ndër aktorët më seksi në çfarëdo ekran a teatër që do të shfaqej.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article