KreuStil Jetese

Sindorma Kavasaki tek fëmijët dhe lidhja me Covid-19/ Flet mjeku Pëllumb Pipero

Pak ditë më parë mjeku Kita Sallabanda tha se në Spanjë po përballeshin me një fenomen të ri, që ishte rritja e numrit të fëmijëve që shfaqnin sindromën Kavasaki pasi ishin prekur nga Covid -19.

Mjeku tha se në Spanjë rezultonin të shtruar 50 fëmijë nga ky problem.

I pyetur në “Opinion” lidhur me këtë fakt, mjeku Pëllumb Pipero dha këtë shpjegim:

“Të dyja sëmundjet në bazë kanë vaskulit. Presupozohet që është një sëmundje autoimune e ekzagjeruar. Të dyja sëmundjet duket që kanë të përbashkët vaskulitetin. Me sa duket një Kavasaki i fshehur, ose i padalë në sipërfaqe në prani të COvid -19, shfaqet më shpejt. Mund të bëjë paralelizëm për disa raste në diabet të fshehtë, që pasi ranë në kontakt me COVID u shfaq dhe dibeti”, tha Pipero.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF