KreuStil Jetese

U infektua me koronavirus, Mario Dedivanovic humb njeriun e dashur

Make up artisti me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic ka humbur njeriun e tij të dashur për shkak të infektimit me Covid-19.

Xhaxhai i Dedivanovic u nda nga jeta pasi humbi betejën me sëmundjen me të cilën ra në kontakt pak javë më parë.

Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun vet make up artisti duke shkruar edhe disa fjalë zemre për këtë humbje të rëndë.

Së bashku me foton e Axhi-t të tij, 36-vjeçari shkruan:


“U prehsh në paqe i ëmbli im Axhi. Të dua. 
Sot ne përcollëm xhaxhain tim të dashur i cili humbi betejën me Covid-19. Do të më mungosh përgjithmonë ♥️”!

Qindra miq dhe të afërm i kanë shprehur ngushëllimet make up artistit për këtë humbje të rëndë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF