KreuFashion

Vaksina kundër COVID-19/ Papa Françesku bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar!

Papa Françesku bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërkombëtar, në kërkimin e trajtimeve dhe një vaksine kundër COVID-19!
“Dëshiroj të mbështes dhe të inkurajoj bashkëpunimin ndërkombëtar që po zhvillohet me nisma të ndryshme, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur dhe efektive krizës serioze që po përjetojmë”, deklaroi papa Françesku.
“Në fakt, është shumë e rëndësishme, që kapacitetet shkencore të bashkohen në mënyrë transparente për krijimin e vaksinës dhe trajtimeve dhe për çdo person, në çdo pjesë të botës, të garantohet akses universal në teknologjitë thelbësore për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, shtoi ai.

Konferenca Virtuale Globale, e organizuar nga Komisioni Europian ka si si qëllim mbledhjen e një fondi prej 7,5 miliardë eurosh për kërkime lidhur me diagnostikimin, trajtimin e sëmundjes dhe vaksinës. Ndërkohë thirrja e Papa Franceskut rezulton një ditë para se konferenca të mbahej.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF