Mjeku i ftuar në studio rezulton me Covid-19; Eni Vasili rrëfen momentet e frikës

Eni Vasili prej javësh vijon transmetimin maratonë të programit të saj “Open” në Top Channel në këtë kohë pandemie të koronavirus.

Programi i alternuar me ditë mes të ftuarve (1-2-3 persona) në studio dhe atyre në lidhje online nga shtëpia ka qëndruar pranë publikut me raste, histori opinione rreth sëmundjes.

Në dy ditë: përkatësisht 24 dhe 26 mars, Eni Vasili ka pasur të ftuar në studio mjekun Roland Xhaxho, i cili u vlerësua për këshillat dhe eksperiencën e tij si mjek anestezist.

Pak ditë më vonë, mjeku Xhaxho reuzltoi i inektuar me Covid-19 dhe u shtruar në spitalin Infektiv, moment ky që u shoqërua përpos keqardhjes së publikut edhe me frikën e produksionit për infektimin e stafit.

Lidhur me ndjesitë e këtij momenti ka folur vetë gazetarja Vasili për “Liberale” duke rrëfyer dhe momentet e frikës që përjetoi bashkë me stafin e saj, kur mori vesh se mjeku i njohur, Roland Xhaxho, të cilin e kishte patur në studio, rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

“Lajmi se doktor Xhaxho rezultoi i infektuar na shokoi të gjithëve në staf. Përveç keqardhjes për gjendjen jo të mirë të doktorit gjithsekush nga ne u mundua të kujtojë episodet e 24 dhe 26 marsit, dy ditët kur doktor Xhaxho kish qenë prezent në “Open”. Sipas kalkulimeve nuk kish vend për dyshim që doktori kish qenë i infektuar ndërsa ishte në “Open”, ndaj filluam  të kujtonim me njëri-tjetrin sa ishim afruar, si kishim komunikuar, a kishim prekur të njëjtat sende.

Nuk ishte një situatë e thjeshtë. Mos harroni që ndërkohë që menaxhonim frikën tonë duhet të vazhdonim punën për emisionin në pritje të përgjigjes së analizave që ju morën stafit nga njësia e kujdesit shëndetësor vendor sipas të gjitha procedurave. Nuk e fsheh që isha mjaft e shqetësuar për disa persona të teknikës, të cilët duke montuar makineritë që mjeku solli në studio kishin pasur me të kontakt më të afërt se të tjerët, edhe pse gjithmonë të pajisur me maska e dorashka e duke respektuar distancat’, thekson Vasili.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article