Top Channel mbyll “Hell’s Kitchen”?! Renato Mekolli largohet nga Shqipëria

Programi i njohur i gatimit “Hell’s Kitchen” edicioni shqiptar që transmetohej në Top Channel mund të mos ketë një edicion të tretë.

Gjigandi mediatik mund të mbyll transmetimin e emisionit dhe këtë dyshim e ka shtuar vetë protagonisti- shefi i kuzhinës- Renato Mekolli.


Në një koment të bërë në Instagram, i pyetur se kur do të nisë sezoni i ri i “Hells-it”, Renato është përgjigjur se “nuk ka më “Hell’s Kitchen”, unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë chef tjetër po.”

Mesa duket Mekolli ka vendosur të largohet nga vendi ndonëse nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyen apo projektet që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi, ndërsa mbetet ende i paqartë fati i emisionit-patentë e blerë nga Top Media që në këto dy edicione ka korrur sukses e shifra të larta shikueshmëria.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article