KreuFashion

Archie feston 1-vjetorin, videoja e ëmbël e vogëlushit të Meghan dhe Princ Harry!

Archie feston 1-vjetorin, videoja e ëmbël e vogëlushit të

Dita e sotme është mjaft e veçantë për Meghan Markle dhe Princi Harry pasi djali i tyre Archie feston ditëlindjen e tij të parë.

Kanë qenë vetë ata që kanë ndarë një video të ëmbël duke i lexuar Archie-t një libër për fëmijë në 1-vjetorin e tij.

Meghan shfaqet duke i lexuar “Duck! Rabbit! ” djalit, ndërsa babai krenar, Harry, i filmon. Libri është një nga tregimet më të preferuara të Archie-t, i cili nuk rri dot pa e shfletuar atë.

Archie i paduruar duket se shpërqendrohet nga një libër tjetër dhe Meghan i thotë: “Le të përfundojmë së pari këtë libër”. Videoja mendohet se është regjistruar në Kaliforni, ku Meghan dhe Harry janë duke jetuar tani.

Pas largimit nga Britania e Madhe Meghan, Harry dhe Arcie i vogël u zhvendosën në Kanada, por pas disa muajsh ata transferohen në Kaliforni, SHBA.

A post shared by Save The Children UK (@savechildrenuk)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF