KreuCelebrity

Gigi dhe Zayn të martuar në fshehtësi

Surpriza të reja nga çifti i njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Nëse menduat se pas lajmit të shtatzënisë së modeles, gjithçka do të mbaronte aty, e keni menduar gabim.

“Cosmopolitan” shkruan se Gigi dhe Zayn kanë hedhur një hap tjetër në marrëdhënien e tyre dhe e ka fjalën pikërisht për hapin më të rëndësishëm siç është martesa

Ka qenë Zayn që ngjalli këtë diskutim dhe këto dyshime. Këngëtari i njohur i “Pillowtalk” ka bërë në krahun e tij një tatuazh të ri dhe nuk është aspak një tatuazh i zakonshëm. Ai ka gdhendur në trupin e tij poemën e martesës së Kahlil Gibran, një poemë e cila lexohet shpesh në ceremonitë e martesave.

“Ne kemi lindur bashkë dhe bashkë do të jemi gjithmonë”, thuhet në poemën e famshme të martesës, e cila tashmë është tatuazhi më i ri i Zayn Malik.

Fansat nuk do të befasoheshin nëse çifti gjithashtu do ta mbante sekret fejesën ose martesën e tyre, pasi edhe shtatzënia e Gigit u mbajt e fshehur për 5 muaj.

Mesa duket Gigi dhe Zayn kanë vendosur që ta kalojnë bashkë pjesën tjetër të jetës.

Gigi Hadid është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe po pret një vajzë. Mendohet se në muajin shtator ata do të bëhen prindër për herë të parë.

Zayn dhe Gigi duken me të vërtetë të lumtur dhe sipas burimeve të “People”, ata janë “duke u përgatitur për jetën e tyre të re”. Gjithashtu burimi ka shtuar se Gigi dëshiron që të ketë shumë fëmijë në jetën e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF