KreuStil Jetese

MET GALA në karantinë; Njerëzit e thjeshtë gjenial, imitojnë fustanet e VIP-ave me mjete rrethanore

Kur, disa ditë më parë, Vogue America dhe Billy Porter filluan zyrtarisht fushatën #MetGalaChallenge në rrjetet sociale, disa nga përdoruesit më krijues të internetit – dhe entuziastët e modës – menjëherë përveshën mëngët dhe iu futën punës.

Detyra e tyre ishte të identifikonin pamjet e preferuara të Met Gala, duke iu referuar arkivave të veshjeve të kaluara dhe duke i rikrijuar ato me çdo material të disponueshëm në shtëpitë e tyre.

Sfida u mbyll më 4 maj dhe fituesit do të përzgjidhen dhe pastaj do të publikohen në një artikull kushtuar atyre në faqen e internetit të “Vogue” dhe në llogarinë e Instagramit të revistës.

Hidhini një sy mendjeve gjeniale që kanë rikrijuar në kushte shtëpie fustanet që kanë bërë më shumë bujë në “Met Gala.


 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF