KreuFashion

Blendi Fevziu për Maks Velon: Këtij qyteti do t’i mungojë një qytetar më pak!

Blendi Fevziu për Maks Velon: Këtij qyteti do t’i mungojë

Maks Velo, Arkitekti dhe piktori i njohur është ndarë nga jeta sot në moshën 84-vjeçare. Prej disa ditësh ai ishte shtruar në QSUT, pasi vuante nga anemia e theksuar. Velo ishte një nga 175 arkitektët më të mirë në botë!

Blendi Fevziu ka ndarë ngushëllimet e tij nëpërmjet një postimi në instagram:

“Udhe te mbare Maks! Ti nuk jetove asnje sekonde si njeri i zakonshem dhe nuk kishe si te vdisje i tille. Ketij qyteti do t’i mungoje nje artist me pak, nje antikonformist me pak, nje dashnor i vertete me pak, nje arkitekt me pak, por mbi te gjitha, nje QYTETAR me pak!

Ne kete foto ne Sheshin Skenderbej, ne intervisten tende te fundit ne kete bote, ne Shkurt, me erdhi keq kur ndersa flisje per masakren urbane dhe trashegimine e rrenuar kulturore, te degjova qe the: “Ne jemi njerez te papergatitur per epoken modern”. Me vjen akoma me keq, qe asnje nga ne nuk mundi te ta hiqte kete bindjen, me te cilen u nise per ate bote. Do na mungosh shume Maks Velo!”

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF