KreuStil Jetese

CoVid-19/ 10 raste të reja, shkon në 842 numri i të prekurve

CoVid-19/ 10 raste të reja, shkon në 842 numri i të prekurve

10 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 275 teste që janë kryer.

Nga këto: 3 janë në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF