KreuStil Jetese

Ministrja Manastirliu: Kopshtet dhe çerdhet mund të hapen në 1 Qershor!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një video-mesazhi në rrjete sociale njoftoi se nga nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private. Ajo theksoi se ky plan do të varet vetëm nëse situata do të jetë e qëndrueshme deri atë ditë.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike. Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura. Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF