KreuCelebrity

Rrëfimi i rrallë i Angelina Jolie: Humbja e nënës, më ndryshoi krejtësisht!

Angelina Jolie i bëri një homazh prekës të ëmës, Marcheline Bertrand, të vdekur në vitin 2007. Ylli i Hollivudit I tha New York Times se ai moment e ndryshoi rrënjësisht.

“ E humba time më kur isha tek të 30-tat. Kur e mendoj atë kohë, arrij të shoh sesa shumë më ka ndryshuar. Nuk ishte e papritur, por më tronditi thellësisht. Të humbësh dashurinë e një nëne, dhe një përqafim të ngrohtë e të ëmbël sit ë saj, është si të të shkulin një mbulesë tënden mbrojtëse”, tha aktorja.

Fill pas vdekjes së saj, Angelina bëri një tatuazh të vogël në dorë. Duket si “M” nga “ Marcheline”, por ajo shpjegoi se është një “W” nga “Winter”, kënga e Rolling Stones që e ëma I këndonte kur ishte e vogël.

“ Tek vargu “ Dua të të mbështjell me pallton time”, ajo më mbështillte me batanijë dhe më shtrëngonte fort”, kujton aktorja. E ëma viq pas një beteje gati tetë vjecare me kancerin e vezoreve dhe të gjirit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF