Itali, protokolli për plazhet: edhe ato publike, me prenotim!

Italia do ta lejojë sezonin veror të celet, por me kushte të rrepta. Shumë plazhe të lira do të jenë të kufizuara në numër. Në plazhet më të vogla ose tradicionalisht të mbushura plot, hyrjet do të jenë të kushtëzuara me qëllimin të frenohen rreziqet e infektimit dhe të ketë vend për distancat e sigurisë.

Ky mund të jetë rasti në Ostia, Anzio, Fregene, në shumë plazhe publike në Liguria dhe Toscana, por edhe në Sardenjë, në vende të famshme si Pelosa  dhe në limanet e Costa Smeralda, thonë mediat vendase. Do të ketë qasje të kontrolluar dhe prenotime, ky është një prej rregullave bazë të përfshira në udhëzimet për rajonet italiane me afrimin e verës, që sjell në kohën e koronavirusit dhe një shqetësim të ri, atë të grumbullimeve.

Sardegna, ashtu si Greqia, po mendon t`i detyrojë të gjithë turistët që vijnë nga jashtë t`i nënshtrohen testeve serologjike. Ideja i është percjelle edhe qeverisë në Romë dhe pritet të shihet nëse fjalët do të kthehen në vepra.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article