KreuCelebrity

Koronavirusi, alarm fals? Cfarë zbulon dokumenti sekret gjerman!!

Një dokument i zbuluar së fundi dhe që është shpërndarë në emër të Ministrisë së Brendshme gjermane, del në përfundimin se alarmi për koronavirusin është i rremë.

Dokumenti prej 83 faqe është hartuar nga një zyrtar i lartë, emri i të cilit nuk përmendet,por që punon në Njësinë ‘KM 4, mbrojtja e infrastrukturave kritike, thotë Shqip. “Efektet e vëzhguara të COVID-19 nuk zbulojnë prova të mjaftueshme që, për sa i përket efekteve në shëndetin e të gjithë shoqërisë, është më shumë sesa një alarm i rremë. Virusi i ri me sa duket asnjëherë nuk ka përfaqësuar një rrezik më të madh për popullsinë sesa normalja (krahasuar me nivelin normal të vdekshmërisë në Gjermani).

“Korona në thelb vret njerëz që do të vdisnin statistikisht këtë vit prej moshës së thyer dhe organizmi i tyre i dobësuar nuk mund të përballonte më stresin e rastësishëm përfshirë afro 150 viruse aktualisht në qarkullim”, thuhet në tekst. Po ashtu, bëhen krahasime me vdekjet e vitit 2017-2018 nga gripi, të cilat ishin shumë herë më të shumta sesa ato sot nga koronavirusi. “Rreziku i Covid-19 është mbivlerësuar (jo më shumë se 250.000 vdekje me Covid-19 në të gjithë botën, krahasuar me 1.5 milionë vdekje gjatë valës së gripit 2017/’18). Ndoshta kemi të bëjmë me një alarm global të rremë që nuk është zbuluar për një kohë të gjatë”, thotë zyrtari.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF