KreuCelebrity

Kim Kardashian  e “kapi” shpejt situatën: krijon maskat që “thuajse nuk duken”!

Përvecse yll i reality show-t, Kim Kardashian e ka treguar se nuk i mungon iniciativa dhe si sipërmarrëse. Më shumë ajo është orientuar tek linja e saj e veshjeve të brendshme, Skims Solutionwear, të bëra enkas që të mos bien shumë në sy.

Tani, në hap me kohën, është frymëzuar pikërisht prej tyre për të krijuar maska që “thuajse nuk duken ” e nuk bezdisin. “ Me to mund të marrësh frymë shumë lehtë, janë të buta dhe të rehatshme, dhe të bëra për tu mbajtur gjithë ditën”, thotë Kim.

Maskat vijnë në pesë ngjyra, që përfshijnë disa nuanca të ngjyrës nude, dhe nisin nga më e celëta tek më e errëta për t`iu përshtatur edhe toneve të lëkurës.

Ndërsa koronavirusi duket se do të jetë rrotull për ca kohë, mjaft yje kanë porositur maska sipas dëshirave të tyre, ose i kanë bërë vetë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF