KreuFashion

KONKURS FOTOGRAFIE për të fituar 6 ÇMIME :”Shqipëria nga shtëpia”

Kjo mesiguri do te jetë vera e parë që do të na mbajë të gjithëve brenda kufijve të Shqipërisë, ku përtej kujdesit të vazhdueshëm, distancimit nga njëri-tjetri, e përveç rutinës së dikurshme, duhet të heqim dorë gjithashtu edhe nga adrenalina e zbulimit të natyrës dhe të botës!

Sot, që turizmi mban frymën mbi axhenda të ngrira udhëtimesh, le të sfidojmë këtë kohë të vështirë, me një udhëtim të pazakontë virtual, “Shqipëria nga shtëpia”.

Le të bëhemi një zinxhir i gjatë dhe i bukur fotosh e dëshmish të Shqipërisë turistike! Le t’i rrëfejmë njëri- tjetrit, eksplorimet më të mrekullueshme shqiptare, për të parë çfarë na ka mbetur akoma pa u njohur e krenuar me Tokën e Shqiponjave.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit kemi vendosur të eksplorojmë Shqipërinë përmes fotove, ndërsa do të kemi edhe 6 çmime për fotot më të mira!

1 – Nje fundjave ne Hotel “Albanian Star”, në Golem, Durrës / Paketa “Half Boaed”

2 – Nje fundjave ne “Hotel Cajupi” ne Gjirokaster / Paketa “Half Boaed”

3- Një fundjavë në FAFA Hotel & Resorts, Golem, Durres/ Paketa “Half Boaed”

4- Akomodimi nje fundjavë në Hotel “Regina City”, në Vlorë

5 – Akomodimi nje fundjave ne Hotel “Mediterranea”, në Sarandë.

6 – Certifikate Dhurate nga Flower Hotel & SPA”

Më dërgo një foto nga udhëtimet e tua nëpër Shqipëri dhe bëhu pjesë e këtij udhëtimi virtual, që do të na njohë me Shqipërinë turistike!

Rregullat e konkursit:
1- Fotot do të pranohen deri në datë 30 Maj
2- Mund të merrni pjesë në konkurs me më shumë se një foto.
3 – “Like”-t do te jene vota juaj. 20 fotot me me shume “like” do te vleresohen nga profesionistet e fotografise se @revistabordo

  P.s Fotot janë shkrepur gjatë Verë 2019

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF