KreuCelebrity

Aktorja, divorc me skandal: Bashkëshorti e nxjerr nga shtëpia!

Dukej një dashuri e madhe, por përfundoi në mënyrën më të keqe: me sherre dhe urrejtje deri në atë pikë sa Mary-Kate Olsen është nxjerrë nga shtëpia prej bashkëshortit Olivier Sarkozy.

Bashkë kanë që pranverën e 2012-tës, ndërsa ishin martuar prej pesë vitesh.

Aktorja 33 vjecare, që tashmë është kthyer në stiliste, u përpoq të niste procedurat e divorcit kundër të shoqit në muajin prill, por u bllokua për shkak të situatës së pandemisë. Mary-Kate, e cila është mjaft e pasur, ka kërkuar aktivizimin e kontratës paramartesore, sipas site-t TMZ.

Në 2007-tën, Forbes I klasifikonte atë dhe motrën binjake, Ashley në vendin e 11 në listën e femrave më të pasura në industrinë e argëtimit, me një pasuri prej rreth 100 milionë dollarësh. Olivier ndërkohë është vëllai i ish presidentit francez, Nicolas Sarkozy. Ai nuk ka fëmijë me Mary Kate, por nga martesa e mëparshme ka një djalë dhe një vajzë adoleshentë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF