KreuCelebrity

Shtatzënitë që mësuam nga karantina; 4 vajzat VIP në pritje të ëmbël!

 

Izolimi në shtëpi prej mëse dy muajsh mund të ketë qenë stresues për këdo, ama për disa prej emrave të njohur të shoëbiz-it shqiptar mbyllja në shtëpi ka qenë e mbushur me përjetime të ëmbla.

Në morinë e lajmeve të trishta në botë apo në vendin tonë, rreth situatës së krijuar nga Covid-19, për moderatoren Arbana Osmanin, aktoren Olta Gixharin, e blogeret Alba Çoba e Sara Karaj karantina u solli lajmin më të ëmbël e më të bukur që mund të merrnin ndonjëherë.

Arbana Osmani ka qenë tejet aktive në Instagram duke ndarë me ndjekësit herë pas here receta të ndryshme gatimesh gjatë gjithë ditëve të izolimit. Më 7 maj pikërisht në ditëlindjen e saj dhe partnerit Eduartit, moderatorja ndau me publikun lajmin se dyshja së shpejti do të bëhen prindër. Bebushi do të jetë fëmija i dytë për Arbanën dhe i pari për regjisorin Grishaj.

Aktores Olta Gixhari ju desh të izolohej në Spanjë, duke qenë se mbyllja e kufijve e gjeti në shtetin iberik. E izoluar me partnerin e saj, prej më shumë se dy muajsh biondja simpatike  e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duket se gjatë karantinimit ka mësuar edhe lajmin e madh; dyshja janë në pritje të bebushit tyre të parë. Gixhari po jeton një histori të bukur dashurie me partnerin e saj, identitetin e të cilit bukuroshja ka preferuar ta mbajë sekret.

Blogerja Sara Karaj dhe partneri i saj Darti ndodheshin në Jug të vendit, kur mësuan se së shpejti ata do të jenë 3. Sara sapo ka kaluar tremenstrin e parë të pritjes së ëmbël dhe me siguri kjo periudhë karantine do të shenjohet përjetësisht në kujtimet më të bukura të çiftit, pasi ditët e izolimit Sara dhe Dart mësuan lajmin e madh.

Ishte suprizues për këdo kur pak ditë më parë, blogerja dhe moderatorja Alba Çoba postoi një foto në Instagram me barkun e rrumbullakosur teksa zbuloi se është në muajin e 9 të shtatzënisë. Ndonëse ky lajm për Albën kuptueshëm  nuk erdhi gjatë karantinës, publiku mësoi për ngjarjen e bukur të moderatores vetëm gjatë ditëve të izolimit, ndaj edhe kjo shtatzëni është ndër lajmet e bukura që morëm këto ditë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF