Aktorja turke i jep fund lidhjes tre vjecare për një arsye befasuese!

Aktorja e njohur e serialeve turke, Tuba Buyukustun, bëri bujë kur pas ndarjes nga bashkëshorti nuk vonoi shumë që të niste një lidhje të re  me producentin Umut Evirgen. Por as kjo duket, nuk ishte ajo e “duhura” .

Pas tre vitesh bashkë, rrugët e tyre janë ndarë dhe shkak për këtë, u bë fakti që Umut kishte ftuar në shtëpi prezantuesen seksi Defne Samyeli dhe dy vajzat e saj.

Mediat turke thonë se ishin pikërisht vajzat e saj ata që kanë postuar në rrjette sociale foto nga shtëpia e producentit. Tuba ka reaguar mjaft ashpër duke i dhënë menjëherë fund lidhjes me të. Nuk dijmë ta themi a i duhet vënë faj apo jo. Cifti vetë ende nuk ka reaguar mbi ndodhinë  e përfolur shumë në media.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article