KreuBusull

Ulje e ndjeshme e infektimeve; konfirmohet vetëm 1 rast me Covid-19 në vendin tonë!

Ulje e ndjeshme e infektimeve; konfirmohet vetëm 1 rast me Covid-19 në

Sot është dita më pozitive sa i përket bilancit të të infektuarve me Covid-19 në vend, pasi në 24 orë është regjistruar vetëm 1 rast.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se rasti i vetëm me koronavirus ka rezultuar në Tiranë, nga 177 testimet e kryera gjatë këtyre 24 orëve.

Në spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive.
Të  shëruar nga koronavirusi brenda 24 orëve janë shënuar 15 qytetarë dhe prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete.

Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Edhe pse situata në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik sugjeroi që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të kujdësshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF