KreuCelebrity

Baba për herë të gjashtë; partnerja e aktorit të njohur, në pritje të ëmbël!

 

Vitin e kaluar ai u shpreh se është çmendurisht i dashuruar me partneren e tij! Dhe tani aktori Jude Law dhe bashkëshortja  e tij Phillipa Coan janë në pritje frutit të dashurisë së tyre, pasi Coan është shtatzënë.

32 vjeçarja u fotografua me barkun e rrumbullakosur së bashku me aktorin 47 vjeçar dhe dukej e mrekullueshme e veshur sport me tuta dhe bluzë të zezë.

Shtatzënia erdhi vetëm pak muaj, pasi Jude, i cili është baba i pesë fëmijëve të tjerë, u shpreh se do të donte shumë që të kishte fëmijë edhe me Phillipan.

“Ideja e të paturit shumë fëmijë është fantastike. Jam shumë me fat që jam me dikë, me të cilën po bëj më shumë qejf se ç’kam bërë gjatë gjithë jetës time”; u shpreh disa muaj më parë aktori i “Mr Ripley”.

5 fëmijët e tjerë të Jude janë nga tre marrëdhëniet e mëparshme të aktorit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF