KreuCelebrity

Ilda Bejleri në krah të Ardit Gjebreas? Cfarë fsheh fotoja e fundit!    

Ilda Bejleri po përgatitet të lërë Top Channel për Tv Klan? Pas disa muajsh drejtimi të ‘Procesi Sportiv’ krah Edi Manushit, moderatorja duket po bën lëvizje për të ndryshuar ekran. Këtë e pohuan burime për “Who”, të cilët thonë se Ilda do të shfaqet në krah të një tjetër prezantuesi tejet popullor  e të dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea. Pamje të realizuara nga “News31”  i tregojnë të dy në prapaskenat e ‘E diela shqiptare’.

Të tjerë ndërkohë thonë se Ilda mund të jetë edhe thjesht e ftuar aty, ndaj po presim në ditë në vijim që gjërat të sqarohen. Por nje postim i Olti Currit sakaq në InstaStory I ka ushqyer megjithatë dyshimet.“Ouuuu! Goce ça ka ndodh? Urgjent hape telefonin”, shkruan ai për Ildën!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF