KreuCelebrity

Nicole Kidman theu këmbën; bashkëshorti Keith Urban tregon si ndodhi ngjarja!

Aktorja australiane Nicole Kidman shokoi fansat këtë fundjavë teksa postoi një foto në Instagram me këmbën në allçi.

Bashkëshorti i Nicole, Keith Urban ka zbuluar për fansat e yllit të kinematografisë se si ndodhi incidenti.

Gjatë një interviste për “The Project” Keith tregoi se bashkëshortja  e tij theu këmbën gjatë ditëve të karantinimit teksa po bënte një ecje në lagje në shtëpinë  e tyre në Nashville, Tennessee.

“Pesë javë më parë ajo po vraponte nëpër lagje por një moment nuk e pa një gropë që kishte përpara dhe theu kyçin e këmbës. Por ajo po e kalon këtë periudhë shumë më mirë nga ç’do ta kaloja unë.; u shpreh Urban rreth incidentit të së shoqes.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF