Italia hap fluturimet ndërkombëtare më 3 Qershor; hiqet karantina për turistët!

 

Teksa situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 në Itali, duket se po shkon drejt normalizimit, qeveria ka vendosur të hapë aeroportet për të lejuar fluturimet ndërkombëtare më 3 Qershor.

Qeveria italiane njoftoi të shtunën se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Ndër masat e ndryshme, përveç respektimit të distancës, në aeroport dhe në fluturim, matjes së temperaturës së pasagjerëve dhe përdorimit të maskave, parashikohet nevoja që autoritetet në aeroporte të mbledhin para fluturimit të dhënat shëndetësore të pasagjerëve.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article