KreuCelebrity

Kujdes me maskat, ja sa ditë qëndron virusi aty!

Është folur shumë për kohëzgjatjen e qëndrimit të koronavirusit të ardhur nga Kina në sipërfaqe të ndryshme. E ndërsa në sipërfaqe të lëmuara si plastika apo metali, ai mund të jetojë deri në 3 ditë, një raport i Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, jep alarmin për maskat.

“Në pëlhurën e maskave, janë gjetur gjurmë të virusit deri në 24 orë pas kontaminimit, ndërsa në shtresat e brendshme të maskave kirurgjikale deri në katër ditë”, thuhet aty. Kjo është një kohë shumë më e gjatë nga sa ishte menduar deri tani. Informacioni i ri është praktikisht një këmbanë alarmi sepse tregon që rreziku mund të vijë edhe ai objekt të cilin e shohim si mbrojtës për ne.

Raporti thotë se maskat që mund të lahen, duhet të përdoren një herë e pastaj të vihen menjëherë ne lavatrice, pa i mbështetur në sipërfaqe të tjera.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF