Portokallia largohet nga Top Channel pas 17 vjetësh? Flet Altin Basha!

Lajmi se spektakli i famshëm i humorit, “ Portokalli” do të largohej nga Top Channel pas 17-vitesh e do të shkonte tek Abc Neës, mbushi shumë shpejt rrjetin. Por regjisori Altin Basha i hodhi këto zëra.

U tha madje se show-t do t`I ndryshonte emri në “Mandarina” dhe se kontrata ishte firmosur. Basha I mohoi të gjitha në një intervistë për “Panorama.al”.

“Problemi i disa njerëzve është se punojnë diku tjetër dhe mendjen e kanë te Portokallia. E vërteta është se kam shkuar në një televizion për të bërë një intervistë për Teatrin. Mesa duket këtë, dikush e ka parë dhe e ka keqkuptuar si negociatë me atë televizion për shkak të thashethemeve që janë përhapur”, është shprehur ai. Por ndërkohë, e pranoi se ofertat nga televizionet e tjera nuk mungojnë. “Oferta ka gjithmonë. Unë çdo vit kam oferta nga televizionet. Dhe për shkak se jam regjisori i trupës më kërkohet kjo gjë. Aktorëve u kërkohet. Vetëm tani kanë qenë 4 televizione të interesuara për emisionin tonë”, shtoi regjisori.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article