Reshje shiu dhe ulje temperaturash; njihuni me parashikimin e motit!

Pas ditëve me temperatura të larta, kjo e enjte ka gdhirë me reshje tê mêdha shiu pothuajse në të gjithë vendin, shoqëruar me ulje temperaturash.

Tashmë kanë hyrë në qarkullim masat ajrore të paqendrueshme me kontraste të forta termike.
Për rrjedhojë ditën e enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura me kthjellime kryesisht në veri e qendër.

Reshjet e shiut në orët e mëngjesit do të përfshijnë gati të gjithë vendin. Gradualisht reshjet lokalizohen në jug e juglindje, aty ku do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe dhe breshër. Pasdite reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare, ndërsa prej orëve të mesditës do të fitojë shpejtësi kryesisht në bregdet deri në 20m/sek, pasuar nga një valëzim me forcën 4 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 11º deri 23ºC
zonat e ulëta 13º deri 26ºC
zonat bregdetare 16 º deri 26ºC
Ju urojmë një pasdite të bukur!

Marrë nga faqja zyrtare e Shërbimi Meteorologjik Ushtarak!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article