Strategjia e kryeministres së Zelandës së Re për rimëkëmbjen e turizmit; Sugjeron 4 ditë në javë punë!

 

Zelanda e Re ka qenë një ndër vendet e pakta që ka arritur ta menaxhojë më së miri situatën e krijuar nga pandemia e Covid-19. Masat e marra për Izolimin e menjëhershëm të popullisë bëri që në Zelandën e re të ketë vetëm 21 vdekje nga virusi.

Së fundmi kryeministrja e vendit Jacinda Ardern ka sugjeruar që i gjithë sistemi të punojë vetëm katër ditë në javë, në mënyrë që të rritet turizmi i brendshëm.

Kjo është një strategji që është përshëndetur shumë pasi duke qenë se njerëzit do të kenë 3 ditë në javë pushim, do të rritet mundësia që ata të vizitojnë pika turistike të vendit të tyre, duke rritur kështu turizmin vendas.

Një biznes në Zelandën e Re, që ka nisur të funksionojë me katër ditë pune në javë nga viti 2018, ka deklaruar se është një gjë që mund të realizohet.

“Mund të jetë strategji për të rindërtuar ekonominë, në veçanti tregun e dëmtuar të turizmit.”- u shpreh  Andreë Barnes, themelues i Perpetual Guardian.

“Neve na duhet të jemi të guximshëm me modelin tonë. Kjo është një mundësi për një ndryshim të madh.”- u shpreh më tej ai.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article