KreuCelebrity

Aktorja tregon dhimbjen e madhe: Nuk mund të kem fëmijë!

Një aktore mjaft simpatike, mjaft e dashur për publikun, por edhe shumë e sinqertë. Larissa Gacemer i tregoi të vërtetën e saj të dhimbshme fansave që duan të dijnë përse ajo dhe i shoqi nuk po bëhen me fëmijë.

Nuk është cështje dëshire, me sa shpjegoi aktorja nga Brazili, por që jeton në Stamboll dhe karrierën e ka fokusuar tek serialet turke. Pyetjet e vazhdueshme duket kanë vënë “gishtin në plagë”, ndaj ajo u lut të mos ia bëjnë më, duke rrëfyer se nuk bëhet dot nënë.

“E kuptoj që shumë prej jush e thoni me qëllim të mirë, por kanë filluar komente negative dhe pa respekt që pyesin “Pse nuk bëni fëmijë?”. Unë nuk bëj fëmijë. Unë dhe Burak e kemi provuar vite më parë, por nuk ndodhi. Burak më ka pranuar kështu si jam. Edhe unë e kam pranuar veten. Zoti më ka krijuar kështu. Nuk e postova videon për t’ju mërzitur. Ju lutem mos u shqetësoni. E postova për të ndërgjegjësuar njerëzit që të mos flasin pa ditur diçka”, ka shkruar ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF