KreuCelebrity

Gigi Hadid: Nuk kam bërë ndërhyrje, ja cfarë i ndodhi fytyrës sime!

Gigi Hadid njoftoi  në mnuajin prill se ishte shtatzënë. Por modelja e njohur duket ka qenë në pritje të ëmbël që kur zbukuronte pasarelat e muajit të modës në shkurt. Ajo e pohoi vetë këtë teksa hodhi poshtë zërat që po qarkullojnë së fundi se ka bërë filler në fytyrë.

Rrumbullakësinë e shtuar që kanë marrë faqet e saj, Gigi ia faturoi shtatzanisë.

“ Është kaq qesharake cfarë lexoj në internet. Njerëzit mendojnë se kam përdorur filler për fytyrën.  Kështu e kam pasur gjithnjë. Sidomos gjatë javës së modës kur kam qenë shtatzënë. Faqet më janë mbushur dhe unë jam e lumtur me këtë process natyral”, tha modelja, e cila shtoi se personalisht, nuk ka asgjë kundër atyre që bëjnë ndërhyrje estetike.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF