KreuCelebrity

U mësua, ja si do të jetë lëvizja këtë fundjavë!

Kryeminstri Edi Rama i dha fund hamendësimeve, e bashkë me to, edhe shpresave se këtë fundjavë do të ketë lëshime të tjera. Ai sqaroi se në fakt, edhe këtë radhë  për të shtunën dhe të dielën do të ndiqen të njëjtat rregulla si javën e kaluar.

Pensionistët do të lejohen të lëvizin lirisht deri në orën 10:00. Prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç do të lëvizin nga ora 10:00-17:30. Farmacitë dhe ushqimoret do të jenë hapur deri në orën 17:30.

Gjatë fundjavës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private. E diela do të jetë e mbyllur. Theksohet se këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, dhe në bashkitë e tjera lejohet qarkullimi deri në orën 21:00.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF