KreuStil Jetese

Jonny Cota: njihuni me stilistin që krijon stilin tuaj të preferuar të rrugës!

Këto ditë, ndërsa punojmë, socializohemi – dhe bëjmë gjithçka në thelb – nga shtëpia, e veshjet që na tërheqin më shumë në dollapet tanë të rehatshme, të këndshme e të lehta për t`u hedhur në trup! Por kur të arrini në atë pikën e  pashmangshme të nevojës për të zgjeruar horizontin tuaj përtej rrobave të preferuara por që që keni pasur me vite, frymëzimi vjen nga Jonny Cota Studio që stilin e rrugës e bën shik!

Bëhet fjalë për markën e stilistit të ri Jonny Cota, por të konsideruar një yll në rritje që debutoi në sezonin të parë të Making The Cut, të Amazon Prime.

Konkursi I modës, I drejtuar nga Heidi Klum dhe Tim Gunn, ndjek 12 stilistë që garojnë për cmimin e parë prej 1 milionë dollarësh dhe mundësinë për t`u bërë një emër i njohur në treg.

Veshjet gjykohen nga emra si vetë Klum, Klum, Nicole Richie, stilisti Joseph Altuzarra, Naomi Campbell e Chiara Ferragni. Cota, fitues i konkursit, ka tani një koleksion të tërin të tijin për shitje në Amazon, dhe po kthehet në një emër shumë të preferuar, e që duhet mbajtur parasysh!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF