Periudhë e ëmbël për Olta Bokën; artistja në pritje të fëmijës së parë!

 

Ndonëse prej vitesh po jeton një histori të bukur dashurie, këngëtarja Olta Boka ka preferuar që lidhjen me partnerin e saj Ivin ajo ta shijojë privatisht larg kërshërisë së publikut.

Në jetën e çifit po ndodh ngjarja më e bukur ndonjëherë, pasi Olta dhe Ivi së shpejti do të bëhen prindër.

Iconstyle.al shkruan se Boka është në pritje të ëmbël dhe ndonëse Olta nuk ka postuar asnjë foto me barkun e rrumbullakosur, po i njëjti burim shkruan se artistja është në fazën ku lehtësisht dallohet që është shtatzënë, pasi barku është rrumbullakosur dukshëm.

Nuk e dimë nëse Boka do të publikojë ndonjë foto apo deklaratë teksa pranon ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e saj, apo nëse do të zgjedhë që edhe pritjen e ëmbël ta jetojë privatisht.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article