KreuStil Jetese

Victoria Beckham përdor produktet e saj për shkëlqim natyral të lëkurës, por ndjekëseve, nuk i pëlqeu cmimi!

Victoria Beckham tregoi përmes një mini-tutoriali se cfarë produktesh përdor për lëkurën e saj, që të ketë një shkëlqim sa më natyral.

Stilistja reklamoi setin e vet të ri të kujdesit për lëkurën, Victoria Beckham Beauty – por fansave cmimet iu dukën të kripura. Duke folur për 28.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram, 46 vjecarja tregoi se produktet shkonin 320 paundë, dhe atyre iu duk shumë.

Ajo vetë e vuri shumë theksin tek shkëlqimi. “Shumë njerëz më pyesin se çfarë përdor për lëkurën time. Duhet ta them, se kujdesi I mirë ka të bëjë shumë. Dy herë në ditë, përdor serumin tim të energjisë dhe gjithashtu hidratuesin për ripërtëritjen e qelizave të mia. Unë e përdor atë si një hidratues të thjeshtë gjatë gjithë ditës për të rifreskuar make up-in dhe për të patur një shkëlqim të shëndetshëm,” tha Victoria. “ Duket shumë i mirë Victoria, por rroga ime nuk e justifikon”, ia ktheu një komentuese.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF