KreuFashion

Fustanet e gjata, tendenca e kësaj vere! Por ç’modele janë në modë?

Kush tha që veshja e gjatë është vetëm për mbrëmjen?

Veshja e lirshme deri në fund të këmbëve, po bëhet gjithnjë e më shumë mbizotërues këtë sezon. Ka shumë modele që do të jenë trend për verën e vitit 2020. Në modë mbeten printet florale, apo animale si dhe ngjyrat ndriçuese si e gjebra apo nuancat e rozës.

Nëse doni të bëni dallimin mes paradites dhe darkës, sugjerohet që fustanet e gjata gjatë orëve të para të ditës, të vishen me sandale apo këpucë të sheshta.

Nëse ende nuk jeni njohur me modelet që kanë sugjeruar krijuesit e stilit për sezonin e ngrohtë më poshtë gjeni fustanet ‘maxi’ të cilat do të drejtojnë modën e Verë 2020.

Do t’i dashuroni, edhe ju që jeni simpatizante të fustaneve të shkurtra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF