KreuCelebrity

Madonna nuk “zë mend”: 61 vjec nxjerr foton që bëri të “shpërthejnë” komentet!

Madonnës përfundimisht i pëlqejnë polemikat, dhe vazhdon t`i ushqejë, edhe pse i kaloi të 60-tat! Ylli i popit bëri të “shpërthente” Instagrami nga komentet pasi postoi një foto ku shihet e veshur vetëm me të brendshme, pjesa e sipërme e të cilave është fare transaparente, e shfaqet dhe me këmbë të hapura!

Dhe duke e ditur fare mirë se cfarë diskutimesh do të ngjallte një postim i tillë, e shoqëroi me mesazhin: “ Për të gjithë ju që jeni ofenduar nga kjo foto, dua që të dini se jam diplomuar me sukses në Universitetin e ‘Nuk më plas fare, zero’. Faleminderit që erdhët në ceremoninë time të diplomimit 2020”!

Fansat dhe disa emra të njohur si Katy Perry nxituan ta lavdërojnë guximin e saj. Madonna ka luftuar prej kohësh për të ruajtur seksualitetin në artin e saj, pavarësisht thirrjeve për të “vepruar sic i ka hije moshës”!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF