KreuCelebrity

Me maskë dhe qesen e pazarit; Luiza Xhuvani shfaqet pas mëse një viti!

 

Që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortit Gjergj Xhuvani, aktorja Luzia Xhuvani është shkëputur përkohësisht nga jeta artistike, e shfaqjet publike.

Përditshmëria e Xhuvanit këto kohë ka qenë si pothuajse e të gjithëve ne, që të izoluar në shtëpitë tona kemi dalë nga shtëpia vetëm për të bërë blerjet e nevojshme.

E veshur me te zeza, me maskën mbrojtese në fytyrë, çadrën e shiut, dhe qesen e pazarit në dorë; aktorja e njohur shqiptare është fotografuar këto ditë nga ‘Panorama’ teksa ka dalë të bëjë blerjet e përditshme shumë pranë shtëpisë së saj, ku Xhuvani jeton me të bijën.

E humbur në mendime, teksa ka marrë rrugën për në banesë, Luiza kush e di se ç’bluan në kokë, ama ne dimë mirë se publiku me siguri mezi po e pret aktore  e madhe në rolet e saj në kinema e teatër.

Talenti i saj i mungon publikut, madje shumë më shumë në këto kohë të vështira!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF