KreuStil Jetese

Kate, po si je veshur kështu? Ndjekësit sulmojnë Dukeshën: duket si gjyshe!

Me flokët jo aq të kujdesura si zakonisht, një fustan modest me lule dhe një jakë të bardhë të thjeshtë, Kate Middleton nuk ‘’ia mbushi“ shumë mendjen ndjekësve në një video të fundit. “ Duket si gjyshe”, u shprehën ata duke treguar me atë veshje, e sidomos me atë model flokësh, Kate ngjante më e madhe se 38 vitet e saj!

Gabime të tilla janë në fat të rralla për Dukeshën mjaft të vlerësuar për shijet e saj. Në fund të prillit, ajo veshi një fustan blu me lule të vogla të derdhur pas trupit, i cili u pëlqye shumë, e në përgjithësi është lavdëruar për pjesën dërrmuese të veshjeve me të cilat u shfaq gjatë karantinës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF